English

Tajlanda pushtohet nga krokodilat

Bangkok, 15 tetor 2011, NOA- Qindra krokodilë të cilët u arratisën nga përmbytjet e mëdha që prej afro 10 ditësh kanë përfshirë Tajlandën po sillen rrotull nëpër rrugët e Ayutthaya, ish kryeqyteti i Tajlandës në veriBangkok. Për kapjen e tyre është vendosur edhe një shpërblim nga ana e autoriteteve vendase, nëse kapet një i gjallë personi që e ka kapur do të shpërblehet me 1 000 baths ose 25 euro. “Krokodilët duhet të kapen për sigurinë e banorëve, pasi papritmas kushdo mund të bëhet pre e tyre”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Vitthaya Buranasiri. a.y/NOA

KOMENTE