English

Zbulimi, Van Gog nuk vrau veten

Londër, 16 tetor, NOA – Një libër i riu përpiqet të hedh dritë mbi jetën dhe vdekjen e piktorit të njohur holandez, Vinsent Van Gog. Sipas dy autorëve Steven Naifeh dhe Gregory Smith, piktori nuk ka vrarë veten, por ka vdekur si pasojë e një aksidenti me armë.

Ky përfundim ka ardhur pas 10 vitesh kërkimesh që kanë bërë dy studiuesit. Libri do të dalë në botim këto ditë në Londër. Vang Gog është një nga piktorët më në zë të periudhës post-impresioniste. Ai vdiq në moshën 37 vjeçare në Francë.

Në foto: Portert i Van Gog nga piktori Paul Gauguin

a.k/NOA

KOMENTE