Shkup, 17 Tetor 2011 NOA - Katër persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Shkup, konfirmoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.45 në bulevardin “Jugosllavia”, kur një makinë e tipit “Pasat” me targa të Serbisë është përplasur me një autobus të parkuar.
Në vendin e aksidentit kanë humbur jetën dy pasagjerë, ndërsa dy të tjerët kanë ndërruar jetë në Qendrën Klinike në Shkup.
Ekipet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, me ç`rast sot do të zbardhen detajet lidhur me tragjedinë e rëndë. a.b/NOA