English

Berisha – Mirza, lobohet për pavarësinë e Kosovës

Tiranë, 17 tetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha priti sotnjë takim Kryetaren e Asamblesë Parlamentare të Pakistanit, Fehmida Mirza dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e Kryetares së Asamblesë Parlamentare të Pakistanit, Mirza, si një kontribut të madh në zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira politike që ekzistojnë mes dy vendeve dhe qeverive dhe në forcimin e thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve miq. Siç njofton zyra e shtypit e kryeministrisë, në takim u ripohua vendosmëria e të dy vendeve për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, arsimit, shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, si dhe në nxitjen e investitorëve pakistanez për të shfrytëzuar potencialet që ofron Shqipëria. Mirza vlerësoi arritjet e mëdha të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të Kryeministrit Berisha në përparimet që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre 20 viteve, për sa i përket konsolidimit të demokracisë, zhvillimit me ritme të shpejta të vendit, etj Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar Kryetares se Asamblesë Parlamentare, znj Mirza, që Pakistani të marrë në konsideratë e të shqyrtojë çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke e konsideruar njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri të Evropës, si një kontribut të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon. Nga ana e saj, Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të Pakistanit siguroi se kjo çështje po shqyrtohet me seriozitet dhe se parlamenti do luajë rol aktiv në këtë drejtim. a.q/NOA

KOMENTE