Fier, 17 tetor 2011, NOA – Bien në prangat e policisë dy vëllezër që vranë xhaxhanë e tyre mbrëmjen e të dielës në fshatin Ngjeqar të Fierit. Dy vëllezërit 19-vjeçari Sami Safet Feleqi dhe 21-vjeçari Mustafa Safet Feleqi u identifikuan si vrasës të xhaxhait të tyre Hamet Feleqi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin rreth orës 19.30, të së dielës vëllezërit Feleqi vranë me mjete të forta 66-vjeçarin Hamet Mehmet Feleqi, ndërsa ishte duke punuar në tokat e tij në fshatin Ngjeqar pranë vendit të njohur si Moçalet. Policia mendon se vrasja e Hamet Feleqit ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Dy vëllezërit janë nën akuzë për vrasje me paramendim. mit/NOA