English

Çifti shkon te bashkëfshatari për pronën, gruaja bën për në spital 45 vjeçarin

Peqin, 17 tetor 2011, NOA- Një 63 vjeçare nga fshati Pekisht i Peqinit është vënë në prangat e policisë për plagosje të rëndë me dashje. Resmije Ferhati 63 vjeçe në bashkëpunim me bashkëshortin e saj Halit Ferhati, kanë shkuar për të sqaruar një problem pronësie me shtetasin N.F, 45 vjeç, banues në fshatin Pekisht Komuna Shezë Peqin dhe gjatë bisedës me të ka lindur një konflikt ku gruaja ka goditur në pjesë të kokës si dhe në trup, me mjet të fortë 45 vjeçarin. Menjëherë pas plagosjes i dëmtuari u dërgua me urgjencë në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq ndaj 63-vjeçares, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. a.y/NOA

KOMENTE
  • Ana Ime13:23 - 17 Tetor 2011
    sa idjote femer.