Manila, 17 tetor 2011, NOA – Një prift italian është vrarë në orët e parë të mëngjesit të së hënës në një pritë në jug të ishullit të Filipineve. Prifti italian Fausto Tentorio, i cili jetonte prej tridhjetë vitesh në Filipine, në juglindje të Azisë ishte pastor i qytetit Arakan, në provincën veriore të Cotabato-s. At Tentorio u vra nga një person i armatosur me pistoletë rreth orës 8:45, me orën lokale. Policia vendase ka nisur hetimet, por ende nuk dihen arsyet e vrasjes së priftit italian. mit/NOA