English

Garat e shpejtësisë, vdes piloti anglez

Las Vegas, 17 tetor 2011, NOA – Shpejtësia e madhe dhe mania për garat e rralla ka shënuar një tjetër viktimë në rradhët e pilotëve. Piloti anglez, Dan Ueldon, humbi jetën e tij në kumarin e garës Indi 300, pas një përplasjeje të tmerrshme të makinës së tij pas murit anësor të pistës. Ueldon, 33-vjeçar, kampioni i garës Indi 500, u përfshi në një përplasje të shumë makinave dhe automjeti i tij humbi kontaktin me asfaltin në pistën e shpejtë të Las Vegasit, duke u përplasur më pas me murin, duke marrë flakë. Anglezi humbi jetën më pas për shkak të plagëve të marra nga aksidenti. Plot 62 pilotë, mekanikë dhe spektatorë kanë humbur jetën në historinë e garës Indi 500, ndërsa në total janë me qindra të vdekur dhe të plagosur në të gjitha llojet e garave të shpejtësisë. a.q/NOA

KOMENTE