English

Inagurohet busti i Stanislav Zuber

Kuçovë, 17 tetor 2011, NOA- Ditën e sotme në qytetin e Kuçovës u bë inaugurimi i bustit të Prof. Stanislav Zuber, një nga shkencëtarët e famshëm të rangut evropian në industrinë e naftës i cili punoi për 20 vjet me radhë në Shqipëri, në kërkimin dhe zbulimin e fushave naftëmbajtëse të vendit tonë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi Duke folur mbi këtë fakt Bumçi tha se njerëzit e kulturës dhe të artit, të cilët kanë qenë preja e parë mbi të cilët binte rrufeja e regjimit dhe ideologjisë komuniste, nuk do të mund të zhduken apo shpërfillen dhe aq më tepër t’i mbulojë pluhuri i harresës. Në fund të aktivitetit Ministri Bumçi në emër të Qeverisë Shqiptare vendosi një buqetë me lule në shenjë nderimi dhe homazhi pranë monumentit të tij. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, Ministri i Kulturës dhe i Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, Z. Bogdan Zdrojevski, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Polonisë në Tiranë, Znj. Irena Tatarzinska, Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Z. Neritan Alibali, përfaqësues të pushtetit lokal etj. Ndërsa vrasja tragjike e Zuberit, e cila në atë kohë u mbajt e fshehtë, nuk do të mësohej kurrë, po të mos ishte bërë publike nga shkrimtari i njohur shqiptar, Petro Marko. Në vitin 1991, Presidenti i Republikës Sali Berisha e vlerësoi figurën e Prof, Stabislav Zuber me medaljen “Martir i demokracisë”, ndërsa sot Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi e dekoroi shkencëtarin e madh me Urdhrin “Nënë Tereza”. a.y/NOA

KOMENTE