English

Kamera e sigurisë që dërgon MMS në rast rreziku

SHBA, 17 tetor NOA - Ekziston një kamera shumë speciale në rast të një lëvizjeje të dyshimtë dhe jo e autorizuar, e cila bën rolin e një spiuni të vërtetë. Në ndryshim nga një sirenë e thjeshtë, ajo realizon një foto dhe më pas këtë e dërgon falë MMS tek numrat e regjistruar që mund të jenë të vetë përdoruesit apo dhe të autoriteteve përkatëse. Në të gjitha efektet përfshin një telefono GSM të programueshëm dhe tepër teknologjik. Mes funksioneve të GSM Nightvision Security Camera është një “njoftim” prezence falë një sensori që kap lëvizjet. Aparatura është e pajisur dhe më një mikrofon për të kapur dhe audion. Sensori i integrua në GSM Nightvision Security Camera është 640×480 piksel (VGA) dhe kap imazhe me një kënd viziv prej 70 gradësh deri në rreth 10 metër largësi. Çmimi i aparaturës është 80 euro. r.b/NOA

KOMENTE