Durrës, 17 tetor 2011, NOA- Një shtetas kosovar u prangos në flagrancë teksa po kalonte në Pikën e Kalimit Kufitar të Durrësit me leje qëndrimi gjermane e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Lirim Agushi, banues në Podujevë të Kosovës, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin për ne Itali me një leje qëndrimi gjermane, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga ana e policisë u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumenteve të tij të udhëtimit dhe u kryen veprimet e tjera proceduriale. a.y/NOA