English

Larry Hagman është prekur nga kanceri për të dytën herë.

SHBA, 17 tetor NOA - I njohur si J.R. Ewing i Dallasit, tashmë ai duhet ti nënshtrohet kurave mjekësore dhe fatit. Aktori i njohur gjatë viteve 1980, ishte diagnostikuar dhe një herë tjetër me tumor në mëlçi si pasojë e vesin të alkoolit dhe në vitin 1995 i shpëtoi vdekjes falë një transplantimi. Hagman këtë herë nuk e ka bërë të ditur se nga çfarë lloj tumori është prekur, ai u limitua vetëm duke thënë se bëhet fjalë për një kancer shumë të zakonshëm dhe tepër të përhapur. r.b/NOA

KOMENTE