English

Obama në autobus, tur për vendet e punës

SHBA, 17 tetor 2011, NOA - Presidenti Barak Obama filloi sot një turne në dy shtete jugore amerikane. Zoti Obama po e shfrytëzon turneun e tij tri ditësh me autobus në Virxhinia dhe në Karolinën e Veriut, për të siguruar përkrahjen e publikut për kërkesën e tij drejtuar Kongresit për të miratuar planin për hapjen e vendeve të reja të punës. Të dyja këto shtete kanë qenë tradicionalisht republikane, por në zgjedhjet e 2008-ës Obama mundi të sigurojë fitoren. Presidenti shpreson të fitojë në këto shtete edhe për një mandat të dytë. Por anketimet tregojnë se mbështetja për të ka rënë në të dyja këto shtete, ndërkohë që rimëkëmbja ekonomike në to, ka qenë me ritme të ngadalta. Ndihmësit e Presidentit thonë se turneu i kësaj jave do të përqëndrohet vetëm tek propozimi i tij për krijimin e vendeve të punës dhe jo tek fushata për rizgjedhjen e tij. Ndalesa e parë e Presidentit gjatë turneut 3-ditor ishte Ashvili i Karolinës së Veriut. Në një takim që zhvilloi atje Obama tha se në se ligjvënësit votojnë kundër planit për të cilin ai thotë se do të hapë menjëherë vende të reja pune për amerikanët, ata do të duhet t’u japin përgjigje votuesve të tyre. a.q/NOA/VOA

KOMENTE