Tiranë, 17 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 17 tetor 2011.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Protestë kundër Topit në Shkodër. Presidenca: Jozefina Topalli po mban peng qytetin”. Argumente të tjerë: “Roli i Ramiz Alisë, Gjinushi: PS e PD treguan komplekse për varrimin”; “Libri i ri, Spartak Ngjela: Si i shpëtoi Ismail Kadare goditjes së Enverit në vitin 1982”; “Programet e reja thellësisht praktike”; “Shpërthem bombola e gazit në lokal, dy të plagosur në Tiranë”; “Ish-ushtarakët, 93 emra të rinj që përfitojnë pension”; “Videoja Meta-Prifti: Ekspertët nuk kemi aparatura”; “Nga Henri Çili: Një opozitë anti-integrim nuk duhet të tolerohet”.
Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Intervistë ekskluzive me Ben Blushin: Rruga ndryshe me PS në pushtet”. Tituj të tjerë: “Raporti i Bankës Botërore: Të shtyhet afati i legalizimit të ndërtimeve pa leje”; “Protesta: Presidenti na fyeu”; “Ina Rama: Nuk ka shpërblime për hetuesit”; “Nga Mimoza Koçiu: Për Zonjën Shkodër”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Përshkallëzohet konflikti President-Kryetare e Kuvendit”. Argumente të tjerë të ditës: “Nga Skënder Minxhozi: Sherr dialektor apo elektoral”; “Katër shkeljet e Këshillit Bashkiak të Tiranës”; “Hetimi Meta-Prifti. Dy skenarë për ekspertët e videos”; “Mbi 100 ish-policë në pritje për të filluar punë”; “Raporti: Shumica e fëmijëve të dhunuar e neglizhuar”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Shkodra: Bamir Topi na ka fyer rëndë. Të largohet”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Migjen Kelmendi dhe Fadil Kraja: Bamir Topi mentalitet enverist”; “FRPD, rinia: Nuk mund të integrohemi për shkak të dialektit”; “Deputeti Fatmir Toçi: Aleancva mes PS-LSI nuk ka më kuptim”.
E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin kryesor: “7 ditë para vrasjes, padi e re për t’i marrë pronat e Skerdilajd Konomit”. Faqja e parë vijon me titujt: “PD-PS variantet për ndryshimin e Kodit’; “Banda e Durrësit: Si u vra Viron Curri”; “Blendi Klosi: Ç’do të ndodhë në Kongresin e 5 nëntorit në PS”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Pse ika nga stadiumi. Topi: Topalli shfrytëzon postin”. Argumente të tjerë të ditës: “Vrasja e Anisës, nëna: Në krim mori pjesë edhe një femër”; “Kinema. Erion Mustafaraj: Si u zgjodha në filmin “Beni ecën vetë”; “Si u shit Pashalimani”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA