English

Përplasi për vdekje të riun, prangoset 27 vjeçari

Vlorë, 17 tetor 2011, NOA – Policia e Vlorës ka raportuar arrestimin e 27 vjeçarit, Aliko Halil Bega, banues në lagjen “Lef Sallata”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Bega, mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij tip Ford me targa EL 5401 B, në rrugën me drejtim Skelë-Uji Ftohtë rreth orës 20:00 gjatë manovrës për tu kthyer majtas është përplasur me një motoçiklete tip “Suzuki” 650 me targa RC 75008 me drejtues shtetasin N. Gj., banues në Patos, vjeç 23, i cili është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetsore. Pak minuta më vonë, 23 vjeçari ka humbur jetën. a.q/NOA

KOMENTE