English

Prangoset e shpallura në kërkim, ishte dënuar nga Krimet e Rënda

Lushnje, 17 tetor 2011, NOA- Një 36 vjeçare me banim në Yzberisht të Tiranës gjatë mesditës së sotme u prangos në Lushnje, pasi ishte shpallur në kërkim. Enkeleda Topi i arrestua nga blutë e qytetit të Lushnjes pasi ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për arsye se Gjykata e Shkalles së Parë për Krime të Rënda, e ka dënuar 36 vjeçaren me 6 vjet burg, për veprën penale “Trafikim të narkotikëve, mbetur në tentativë”. a.y/NOA

KOMENTE