Korçë, 17 tetor 2011, NOA - Një 24-vjeçar është qëlluar me thikë për vdekje pas një zënke në qytetin e Korçës. Sipas burimeve nga policia mësohet se viktima është Dorian Kocaqi. Nga informacionet e para mësohet se vrasja e 24 vjeçarit ndodhi pas një konflikti në një lokal lojërash fati, ndërsa nga zënka janë plagosur edhe dy persona të tjerë. Burimet policore konfirmuan se është identifikuar edhe autori i ngjarjes, i cili dyshohet të jetë një 15 vjeçar, me inicialet N.K. Ky i fundit u lirua nga gjykata vetën 4 ditë më parë. Sipas policisë mes të plagosurve janë dy vëllezërit Altin dhe Elton Beluli. Mësohet se sherri i sotëm ka ardhur si pasojë e një zënke mes të rinjve në një prej diskove të qytetit. a.q/NOA