English

Qendra “Kurajo”: Jo akuza kombëtare mbi gjuhën amëtare

Tiranë, 17 tetor 2011, NOA - Akuzat e ndërsjellëta mes Presidentit Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, janë vetëm burim i një retorike boshe me asnjë fitues. Kështu e përshkruan qendra mediatike “Kurajo” marrëdhënien e ditëve të fundit mes kreut të shtetit dhe kryetares së Kuvendit. “Deklaratat e tyre të fundit, janë fyerje personale dhe dëshmi e performancës së ulët politike përpara popullit që edhe i ka zgjedhur ata për integritet dhe stabilitet kombëtar, dhe jo për fyerje të gjuhës amëtare”, thuhet në qëndrimin zyrtar të qendrës “Kuroja”. Situata e krijuar nuk favorizon asnjë dhe madje ul dinjitetin kombëtar në nivel diletantësh ndaj politikës, e cila mllefet personale mendon se i shkarkon ndaj ndasive të gjuhës amëtare duke na ofruar një menu të shprishur me pasoja kombëtare. “Një debat të tillë, të rrezikshëm për gjithë shqiptarët as paraardhësit tanë nuk e kanë shënuar kur fati i historisë së këtij kombi ka qenë para shpalljes së Pavarësisë, por ata kanë gjetur mirkuptimin dhe harmoninë vetëm për Atdheun. Politikanë, cili është mesazhi juaj në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë me këto deklarata?! Harmonia dhe bashkëjetesa fetare janë i vetmi sukses kombëtar që neve kemi si komb në shkallë ndërkombëtare, dhe asnjë nuk mundet të përdori invazionet politike personale mbi gjuhën dhe vlerat tona, të cilat neve veçse na duhet t’i shtojmë e t’i pasurojmë në favorin tonë”, vijon deklarata e qendrës “Kurajo”. Sipas drejtuesve të saj, në kohën kur KFOR-I, jep ultimatum për lirimin e barrikadave në Mitrovicë Serbëve, barrikadat e krijuara nga Presidenti Topi, janë një goditje minore me “TOP PAMBUKU” ndaj të gjithë shqiptarëve, por edhe ndaj miqve të kombit tonë. “Koha kërkon nga politika, përgjegjësi dhe vizion koherent me zhvillimet intensive pozitive në mbarë trevat shqipfolëse, dhe detyra e vendit Amë dhe e liderëve tanë, është stabiliteti dhe qëndrueshmëria tolerante ndaj vlerave të akumuluara ndër shekuj, e jo destabiliteti dhe ndarjet gjuhësore. Deklaratat boshe dhe frika për pushtet politik disa vjeçar, nuk kanë aspak lidhje me shtetin shqiptar mijëravjeçar, pasi që të gjithë neve u jemi borxhlinj për amanetin e të parëve tanë, që janë flijuar për gjuhën tonë. Stabilitet, harmoni, bashkëpunim, zhvillim dhe integrim në familjen e saj evropiane kërkojmë të gjithë nga politika, e jo lojra fjalësh duke fyer mbarë shqiptarët. Apeli i të gjithë shqiptarëve është; stop retorikës dhe akuzave false, punë dhe përpjekje për të zhvilluar vendin, dhe jo regres e shkatërrim të trashëgimisë shekullore, harmonisë dhe vlerat tona kombëtare”, përfundon deklarata e qendrës “Kurajo” lidhur me replikat e fundit Topi – Topalli. a.q/NOA

KOMENTE
  • valare15:36 - 18 Tetor 2011
    Nderkombetaret i bejne thirrje politikes qe te punojne se bashku per integrimin e vendit ne BE por si doket kjo klase politike nuk perfaqeson realisht popullin tone por interesa personale qe demtojne te ardhmen e vendit.