English

Reforma dhe refuzimi i statusit, nesër tryeza e opozitës

Tiranë, 17 tetor 2011, NOA – Partitë e majta pjesë e grupimit “Opozita e Bashkuar” pritet të mblidhen nesër, për të diskutuar mbi çëshjet kryesore si reforma zgjedhore apo situata aktuale në vend. Një javë më parë përfaqësuesi i së majtës, Preç Zogaj, pas takimit informal të kryetarëve të partive opozitare lajmëroi tryezën zyrtare të opozitës në mesditën e 18 tetorit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se 3 do të jenë temat për të cilat pritet të dilet me një qëndrim të përbashkët: Raporti i Progresit i publikuar nga Bashkimi Europian 5 ditë më parë, si edhe përgjegjësitë mbi mesazhet e këtij raporti. Nesër pritet të diskutohet edhe pakti prej 10 pikash i propozuar nga Edi Rama si edhe reforma zgjedhore. Kjo pikë e fundit ka prioritetin e tryezës opozitare për shkak edhe të interesimit që vetë partitë e opozitës kanë për këtë çështje. Pas disa mungesash në takimet informale të së majtës është rikthyer kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ndërkohë që, kreu i PDS, Paskal Milo ditët e fundit nuk ka fshehur pakënaqësitë në marrëdhëniet e tij me socialistët. a.q/NOA

KOMENTE