Krujë, 17 tetor 2011, NOA- (Update) Zjarri i rënë mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Krujës në një fabrikë dyshekësh ka marrë përmasa të mëdha duke shënuar edhe të lënduar. Si rrjedhojë e tij 3 persona kanë ngelur të plagosur, dy prej të cilëve kanë pësuar djegje të rënda dhe janë nisur me urgjencë në drejtim të repartit të djegieve në QSUT. Ndonëse prej orësh forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e flakëve të zjarrit përmasat e tij janë zgjeruar së tepërmi, ndërsa dyshohet se në brendësi të fabrikës ndodhet një bombol me 5 mijë litra gaz dhe druhet nga një shpërthim i mundshëm i saj. Aktualisht zjarri po mbahet nën kontroll duke shmangur zgjerimin e tij në drejtim të banesave. a.y/NOA