English

Rivlerësohen bunkerët, 4 vetë i dëmtojnë për ti shitur për skrap

Librazhd, 17 tetor 2011, NOA- Bunkerët rishfaqen sërish në skenë, këtë herë pasi hekurat e tyre të shumtë mund të shiten për skrap. Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Librazhdit pasi në fshatin Urakë Komuna Rrajcë – Librazhd, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, me anën e një mjeti varinsk, kanë shkatërruar disa bunkerë, më qëllim për të marrë hekurat e tyre dhe për ti shitur për skrap. 24 vjeçari V.Golemi, banues në fshatin Kotodesh Komuna Rrajcë- Librazhd, 35 vjeçari M.Çela, banues në Përrenjas, 53 vjeçari A.Menkollari, banues në Pogradec si dhe 60 vjeçari S.Kremollari, banues në Pogradec, pas shoqërimit në polici u lanë që të hetoheshin në gjendje të lirë, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës e kryer në bashkëpunim”. a.y/NOA

KOMENTE