English

Shoqata "2 Prilli": Z. President as Enver Hoxha nuk na fyeu sa ju

Shkodër, 17 tetor 2011, NOA- Shoqata “2 Prilli” reagoi sot ndaj deklaratave të Presidentit Bamir TopiShkodër. “Si qytetarë të Shkodrës, si përfaqësues të shpirtit liridashës, tolerant e antikomunist të këtij qyteti, shprehim revoltën tonë të thellë për fyerjen e pafalshme dhe intolerancën e Kryetarit të Shtetit Topi, kundër Shkodrës e gjuhës tonë. Askush në historinë tonë kombëtare nuk e ka përdhosur kaq fort veten, duke thënë se gjuha e Shkodrës nuk është shqip”, thuhet në deklaratën e shoqatës. Sipas këtij reagimi thuhet se as Enver Hoxha nuk e bënte me kaq banalitet.

Më poshtë qëndrimi i shoqatës “2 Prilli”:

Ka vite që ju Zotni na fyeni ne si demokrat e antikomunist. Na ke fyer kur dekorove ato që dënuan me pushkatim gjatë komunizmit, fëmijët tanë. Na ke lënduar kur nuk firmose ligjin e lustracionit. Na ke plagosur shpirtin kur dekretove hetues e spiunë të sigurimit në majë të drejtësisë. Na tradhtove kur të pamë si votues me 8 Maj! Na vrave mbështetjen e votën që Shkodra të dha për t'u ngjit në majë të Presidencës. Por, ne jemi shpirt demokrat e nuk folëm. Është e drejta jote edhe me tradhëtue. Na ke lanë pa fjalë kur lexuam se paske pas frikë nga gurët imagjinarë për të dekretuar ligjin. Po çfarë burri je ti, mor Zotni?! Sot, ke fyer shqiptarizmin. Sot, ju Zotni nuk jeni më Presidenti ynë. Në emër të Shkodrës antikomuniste, të dijes e flamurit, në emër të atyre "burrave të dheut” që për jetë e nderë t'Atdheut kanë ra n'luftë si shqipe t'lehta kanë shkri gja e shpija t'veta" kërkoji falje Shkodrës, z.Topi, e mos "kargatis e bamun lodër, barku sot ju rri si kodër" a.y/NOA

KOMENTE
  • Sakt Brucaj17:28 - 17 Tetor 2011
    jena me shoqatat e shkodres te mos i lajm da tradhtare qe i nderrojn partit si mas interresava te na nderrojn gjuhen tone meme
  • Jaku Jam15:12 - 17 Tetor 2011
    realiteti i tille ngelet,,,,,i drejti vret por mos te merret politikisht nje gje e cila ishte terthorazi a thua se jeni aq naiv ju shkodranet sa per mos t`a kuptuar qellimin ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,