English

Topi: Ti lëmë debatet, të përmbushim rekomandimet e BE

Kuçovë, 17 tetor 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi që nga Ura Vajgurore ka kërkuar nga institucionet e vendit që të nisin punën për të përmbushur me seriozitet 12 rekomandimet e Bashkimit Europian në mënyrë që të ecet përpara për integrimin. Ndërsa duke devijuar dhe shmangur përgjigjen ndaj gazetarëve lidhur me debatet e fundit mes tij dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Kreu i Shtetit ka cilësuar si prioritare çështjen e integrimit. Ai është shprehur se, “Besoj se integrimi është prioritet edhe për institucionet e tjera. Duhet të përmbushen me seriozitet 12 kriteret e Bashkimit Europian”. Kreu i Shtetit i lëshoi këto deklarata nga Kuçova, pasi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të gjeologut të shquar polak, Stanislav Zuber në Kuçovë ndërsa e dekoroi atë edhe urdhrin “Nënë Tereza”, pas vdekjes, ku më tej u takua dhe me kryetarin e Bashkisë Bardhyl Gjyzeli. a.y/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi14:58 - 17 Tetor 2011
    Dy vite krize si kohe,"pyesnin" kohen qe vjen:C'mendoni ju muajt e ardheshem: A mund te zgjidhen 12 kritert e BE-pian,nga politikane te tipit ALLASHQIPTAROMONIST qe s'duan ti lexojne ato kritere jo pastaj ti diskutojne per ti zgjidhur. Edhe ne "folen" ditet e para pas mbylljes per se dyti te deres se BE-pian, tani po kuptojme qe paskemi hyre ne nje qorsokak,ato kritere pa ndryshuar mente tona nuk zgjidhen.