Tiranë, 17 tetor 2011, NOA- Procesi i stërgjatë i procesit “Gërdeci” tashmë po njeh dhe pretencën e saj, e cila nisi të lexohet sot por që prej volumit të saj ajo do të vazhdojë sërish nesër. 29 të akuzuarit në këtë proces, do të njohin nesër në orën 11.00 vijimin e seancës, ku prokurorët Petrit Bisha, Altin Dumani, Genci Qano dhe Ajeta Zaimi do përmbyllin historinë e tragjedisë që mori 26 jetë dhe plagosi qindra të tjerë. Prokuroria lexoi 136 faqe nga 500 faqe pretencë për çështjen “Gërdeci”, ku dhe u tha se nga kjo ngjarje shteti pësoi 2.4 miliardë lekë dëme, ndërsa u theksua se demontimi ne fabrike kryhej në kushte pa asnjë lloj sigurie. Ndërkaq katër të pandehurit kryesor Mihal Deliorgji, Dritan Mingjolli, Ylli Pinari e Sokol Ngjeci, aktualisht ndodhen jashtë qelive për shkak të përfundimit të masës së paraburgimit dhënë ndaj tyre. Në seancën e kaluar prokurori i çështjes Genci Qano kërkoi dy javë kohë për të dhënë konkluzionet dhe dënimet për të pandehurit. Dosja “Gërdeci” është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 11 qershor të viti 2009 dhe deri sot janë zhvilluar rreth 150 seanca gjyqësore. a.y/NOA