Romë, 18 tetor 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi në kuadër të turit Maratona Kuq e Zi, u ndal në qytetin e Romës në Itali. Në këtë takim ku ishin të pranishëm Kreshnik Spahiu dhe Lorik Cana ishin mbledhur qindra emigrantë shqipëtar. Në takimin e organizuar futbollisti i njohur Lorik Cana u shpreh: “Të bashkohemi rreth Aleancës Kuq e Zi. Aleanca Kuq e Ziështë patriotizëm modern”. Ndërkohë nga ana e tij Kreshnik Spahiu vlerësoi mbështetjen që Aleanca Kuq e Zi po gjen në çdo cep të botes, ku përpara takimit me emigrantët në Romë të Italisë, mbështetësit e Aleancës Kuq e Zi u mblodhën në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e mbajtur para shqiptarëve në Romë Spahiu u shpreh se, “Flisni shqip me fëmijët tuaj. Mbi 50% e nënave nuk u flasin shqip fëmijëve të tyre që kanë lindur jashtë trojeve shqiptare. Duhen marrë shembull Arbereshët, pasi shqiptaret në Itali nuk u asimiluan në 500 vjet”. Ai u bëri thirrje emigrantëve shqiptar që të kthehen në atdhe për të ndërtuar Shqipërine Europiane. a.y/NOA
Në foto: Kreshnik Spahiu dhe Lorik Cana