Tiranë, 18 Tetor 2011 NOA - Të 37 studentët e parë të Akademisë Politike Socialiste do të angazhohen pranë strukturave të Partisë Socialiste të Tiranës. Kjo u bë e ditur sonte pasi është zhvilluar sot në mbrëmje ceremonia për ndarjen e diplomave të studentëve të Akademisë Politike. Pas një viti studimor studentët e kësaj Akademia kanë finalizuar angazhimin e tyre. Kryetari i PS, Edi Rama i ftuar në këtë ceremoni është shprehur ndër të tjera “ Në këtë Akademi mësuat politikën e lexuar, tani do mësoni politikën e jetuar” Akademia Politike e PS, që shpërndau sot diplomat e para të saj është një nismë e përbashkët e Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert”. e.t/NOA