Fier, 18 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha ka evituar komentet lidhur me përplasjen më të fundit mes dy prej eksponentëve kryesorë në partinë e drejtuar prej tij, kryetares së Kuvendit Topalli dhe presidentit Bamir Topi. Gjatë inspektimit të punimeve në aksin Levan - Tepelenë, kryeministri Berisha është pyetur nga gazetarët lidhur me gjuhën e bashkëpunimit mes partive politike, në përgjigjen e së cilës kreu i qeverisë ka shpërfillur tërësisht presidentin Topin dhe qëndrimin e tij të ditëve të fundit.
Pyetje: Ambasadori Sequi foli një ditë më parë, pikërisht për gjuhën e bashkëpunimit. Kjo është një rrugë që i bashkon të gjithë shqiptarët, po gjuha e politikës? Kryeministri Berisha: Ne vetëm po ndërtojmë rrugë e ura bashkimi. Ne po ndërtojmë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ura e rrugë bashkimi. Pyetje: Mendoni se këtë po e bën edhe Presidenti? Kryeministri Berisha: Sot jam këtu, për këtë kryevepër të punëve publike në Shqipëri, e cila në vëllime punimesh është pothuajse identike me Fierzën. Është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme. Nuk mund të dal jashtë ndjesive që kam sot, për këtë rrugë, ndaj ju luten që pyetjet që keni për problem të tjera mi rezervoni në konferencë të tjera shtypi, sepse unë sot jam tërësisht i vërshuar në brendinë e shpirtit tim nga Vjosa e bukuritë e luginës së saj. a.q/NOA