English

BERZH: Ndikimi i krizës greke, do ndikojë në ekonominë shqiptare

Bruksel, 18 tetor, NOA - Ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, pritet të ngadalësohen gjatë vitit të ardhshëm në mënyrë të konsiderueshme. Kjo si pasojë e një ndikimi të zgjatur të krizës së borxheve të vendeve të Eurozonës, e cila për fat të keq po e infekton edhe këtë rajon. Një vlerësim i tillë është bërë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke përfshirë brenda tij edhe ndikimin që kjo krizë do të ketë në Shqipëri.

"Mungesa e një rezolute për trazirat e Eurozonës dhe një rënie ekonomike e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të paraqesin rreziqe të tjera për rritjen e krizës në të gjithë rajonin e Evropës si dhe rreziqe në rritje për të kaluar kufirin e marrëdhënieve bankare në vendet evropiane në zhvillim”, tha BERZH përmes një raporti të publikuar ditën e djeshme.

BERZH parashikon gjithashtu se rritja në ekonominë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore do të ngadalësohet në 3.2 për qind vitin e ardhshëm nga 4.5 për qind që llogaritet të jetë ky ritëm në vitin 2011.

Kjo krahasuar me normat e rritjes 4.8 për qind dhe 4.4 për qind që banka në fjalë ka parashikuar për vitin 2011 dhe vitin 2012, respektivisht në parashikimet e saj të fundit të botuar në korrik.

Raporti në fjalë citon gjithashtu se ekonomia e rajonit u rrit me 4.6 për qind në vitin 2010 pasi u rimëkëmb nga recesioni i vitit 2009, kur ekonomia u tkurr me një normë dramatike prej 5.9 për qind. Në veçanti, BERZH ka rishikuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike deri në vitin 2012 për Hungarinë dhe Republikën Sllovake, për shkak të ekspozimit të tyre ndaj Eurozonës. Ndërkaq, rritja paraqitet e përkeqësuar sipas BERZH-it edhe për Shqipërinë, Rumaninë dhe Serbinë, të cilat sipas saj, janë ekspozuar shumë ndaj ekonomisë së trazuar greke.

Megjithatë, BERZH beson se 30 ekonomitë e vendeve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të përfshira në raportin e saj, paraqiten në në formë shumë më të mirë se në vitin 2008, kur një situatë e vështirë në tregun e banesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkaktoi krizën botërore financiare.

"Vendet e BERZH-it janë, në disa aspekte të rëndësishme, të përgatitur më mirë për t'u bërë ballë goditjeve të jashtme si ajo në vitin 2008", citon më tej raporti. Duke vijuar se "ekziston rreziku që aftësia e grupeve të bankave për të kaluar në mbështetjen e filialeve të tyre në rajonin e tranzicionit mund të kufizohet nga qeveritë e tyre kombëtare".

"Kjo mund të rezultojë në një ndryshim të konsiderueshëm të flukseve të borxhit ndaj bankave dhe një tkurrje e madhe e kredive në rajon, me pasoja potencialisht të rënda për prodhim. Koordinimi i politikave që përfshin Europën në zhvillim është i nevojshëm, ndoshta edhe më shumë se në periudhën e viteve 2008-2009”, citon BERZH.

Duke përfunduar se “potencialet për përkeqësim të situatës aktuale në zonën e Euros përtej skenarit bazë, paraqet rreziqe të konsiderueshme edhe për pamjen në rënie".

Ndërkohë, thuhet se në një kohë kur të gjitha vendet e BERZH-it kanë parashikuar për të shmangur një kontraktim në produktin e brendshëm bruto, vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, të cilat janë "veçanërisht të ndjeshme" për përhapjen e kontaminimit të Eurozonës, do të shohin ngadalësim të thellë.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në pronësi të 61 vendeve dhe dy institucioneve ndërqeveritare, është krijuar në vitin 1991 për të investuar në vendet ish-komuniste për t’i ndihmuar ata transformimin e ekonomive të tyre.

n.e/NOA

Në Foto:Selia e BERZH-it

KOMENTE