Kaliforni, 18 tetor NOA - Kënga e re “Love On Top” ka ngjitur të gjithë majat e klasifikimeve botërore dhe tani ka ardhur momenti që Beyonce të prezantojë videon zyrtare. Ylli i popit këtë herë shfaqet e “tërbuar” (me stilin klasik të veshjes së zezë) dhe kërcen duke paraqitur të gjithë sensualitetin e saj. Vdieo-klipi me siguri duhet të jetë xhiruar para se këngëtarja bukuroshe të mbetej shtatzënë. Është e vetmja femër në skenë e cila është e rrethuar nga pesë balerinë meshkuj. Këngëtarja për herë të parë e kishte prezantuar këngën gjatë Video Music Awards 2011 dhe me atë rast ka njoftuar dhe për lajmin e shtatzënisë së saj. Një këngë (e shkruar në bashkëpunim me Terius Nash dhe Shea Taylor) tepër e veçantë, me të cilën Beyonce ndihet tepër e lidhur. r.b/NOA