Tepelenë, 18 tetor 2011, NOA – Dy balerinët Nertil Xhani dhe Almenda Hoxha u kapën në Tepelenë me dy valixhe me marijuanë, të cilat po i transportonin me autobusin ku udhëtonin përdrejt Tiranës. 25-vjeçari Nertil Xhani dhe 22-vjeçarja Almenda Hoxha u kapën të hënën rreth orës 16.50 në autobusin e firmës Trika të linjës Gjirokastër –Tiranë. Ata po transportonin 44 pako me marijuanë, të cilat i kishin fshehur në bagazhin e autobusit brenda dy valixheve të mëdha. Pas informacioneve në rrugë operative, uniformat blu u vunë në ndjekje të autobusit në vendin e njohur si ish-Agjencia e Udhëtarëve në Luftinjë në aksin rrugor kombëtar Tepelenë - Krahs dhe rreth orës 17.00 ata ndaluan autobusin, në bagazhin e të cilit mes çantave të tjera zbuluan edhe dy valixhet e dyshuara me lëndë narkotike. Nga kqyrja e valixheve rezultuan 44 pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban dhe brenda tyre ndodhej lënda narkotike e papresuar në formë boçeje. Para se të identifikonte dy autorët, policia mori në pyetje të gjithë pasagjerët dhe drejtuesit e autobusit nga ku rezultoi se dy valixhet u përkisnin dy balerinëve nga Tirana. Sipas policisë dy koreografët kolegë pune me njëri –tjetri e kishin blerë drogën në Lazarat për ta shitur në sasi të vogla më pas në Tiranë për konsum të brendshëm në ambientet e shkollave, universiteteve dhe pubeve të natës. mit/NOA
Dy balerinë kapen në autobus me dy valixhe me drogë (Fotot)
-
no name12:54 - 19 Tetor 2011.......pas informacioneve në rrugë operative...thuaj më mirë pas spiunimit të balerinëve.
-
Ilir Memallaj12:13 - 18 Tetor 2011bravo policis te qarkut gjirokaster na kan nderuar keshtu qofshin nga her