English

Gjendet i vdekur në minierë minatori, RISHM: Shpërthim i paparashikuar

Bulqizë, 18 tetor 2011, NOA – Gjendet i vdekur pas shpërthimit të gazit në pusin 2 të minierës së Bulqizës, minatori Naim Shyti. Minatori gjeti vdekjen e menjëhershme pas shpërthimit në nivelin 17-të të pusit 2 të gazit të hidrogjenit, që plagosi edhe shtatë minatorë të tjerë që ishin duke punuar aty. Ndërkohë bëhet me dije se minatori që nuk po gjendej, është identifikuar si Astrit Çupi dhe ai është tashmë jashtë minierës i shpëtuar nga forcat e emergjencës të dërguara në Bulqizë nga Ministria e Brendshme. Lidhur me shpërthimin e rëndë në minierën e Bulqizës sapo ka reaguar edhe Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave pranë METE-s, i cili ka deklaruar se në nivelin e 17-të të minierës po kryheshin punime. Sipas RISHM-it në minierë ka shpërthyer një sasi hidrogjeni në mënyrë të paparashikuar nga ekspertët. Tashmë janë identifikuar disa nga minatorët e plagosur që janë duke u mjekuar në spitalin Ushtarak në Tiranë. Ata janë Hajri Koçi, Bastri Toska, Zaim Përkola e Xhelal Ruçi, ndërsa nuk dihet ende emrat e tre të tjerëve. Vijon... mit/NOA

KOMENTE