English

Gjinushi: Opozita, plan zgjedhor me 4 pika

Tiranë, 18 Tetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj NOA/ Update – Opozita diskutoi situatën politike pas dështimit të qeverisë për marrjen e statusit kandidat. Për minorancën politike, kjo është vërtet një humbje për të gjithë, një dështim për Shqipërinë dhe gjithnjë sipas saj, dështim i shkaktuar nga keqqeverisja dhe korrupsioni i lartë qeveritar. Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Skënder Gjinushi duke folur sot me mediat lidhur me këtë argument tha se një nga kriteret kryesore të parealizuar, madje të dhunuar, është mosplotësimi i standardeve zgjedhore. Ndaj, shtoi ai pas tryezës së Opozitës së Bashkuar, - dhe tema e reformës zgjedhore ishte një nga pikat kyçe të diskutimit të opozitës sot. Më tej Gjinushi njoftoi se opozita do të paraqesë platformën e saj për konceptin e reformës zgjedhore, e cila duhet të shtrihet në 4 plane kryesore, me garancitë politike dhe administrative, me garancitë infrastrukturore, me rregullimet që duhen bërë në kodin zgjedhor dhe në përmirësime të sistemit zgjedhor. Por çfarë nënkupton z.Gjinushi me garanci politike?: “Garancitë politike, dihet që është shkaku kryesor i vjedhjes, manipulimit, deformimit të votës, është vullneti politik, janë politizimet e institucioneve që merren me zgjedhjet, qoftë ato direkt, qoftë ato indirekt siç është për shembull KKRT apo KQZ-ja. Pra do të thotë që të garantohet një paritet dhe një klimë politike e cila garanton sigurisht që votat të shkojnë në KQZ. Që garanton më në fund që Shqipëria të mos jetë e fundit në rajon në kapjen e standardeve zgjedhore”, - është shpjeguar z.Gjinushi. Ndërsa ka shpjeguar edhe nëse paritet do të thotë që të keni barazi në përfaqësimin e KQZ? Duke dhënë këtë përgjigje: “Nuk hymë në hollësira. Pra paritet i plotë, ne s’hymë në elementë të veçantë. Sot janë hedhur vetëm pistat kryesore, sepse pastaj mënyra e zbatimit të tyre është pjesë e negociatave”. Sakaq, Kryetari i PLD, Spartak Ngjela është rikthyer pas një mungese në gjirin e opozitës me deklaratat publike, duke akuzuar sot kryeministrin se nuk është i interesuar për të pasur një reformë zgjedhore. Lexoni: Rikthehet Ngjela: Saliu nuk do reformë a.y/e.t/NOA

KOMENTE