English

I riu shqiptar u hodh nga treni sepse iu refuzua hyrja në Angli

Londër, 18 Tetor 2011 NOA Update – I riu shqiptar i cili gjeti vdekjen në pjesën jugore të Anglisë, u hodh nga treni i shpejtë Eurostar pasi iu refuzua hyrja në Britaninë e Madhe, duke udhëtuar prapa në Bruksel. Policia e Transportit Britanik konfirmoi ngjarjen dhe tha se incidenti, në të cilin ishte i përfshirë shqiptari 22 vjeçar, emri i të cilit nuk e bëri publik, ndodhi afër qytetit Eshfrod të Kentit, pak kohë pasi treni kishte hyrë në tunelin e Kanalit në pjesën britanike, sot në mëngjes. Qarkullimi i trenit ishte ndalur për disa orë, duke shkaktuar vonesa edhe te trenat e tjerë. Hekurudha nëpër tunel të Kanalit, që e lidhë Britaninë, Francën dhe Belgjikën, shpeshherë shfrytëzohet nga imigrantët ilegalë që të hyjnë në Britani.

KOMENTE
  • Arton Morina21:57 - 18 Tetor 2011
    R.I.P