Tiranë, 18 tetor 2011, NOA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i dorëzon titullin Qytetar Nderi, Emirit të Katarit, Sheikut Hamad Bin Khalifa Al Thani. Në një takim të pak minutave më parë Kryebashkiaku Basha i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi”, Emirit të Katarit, Sheikut Hamad Bin Khalifa Al Thani. Gjatë takimit me mbretin e Katarit, Basha e njohu atë me projektet dhe prioritet e Bashkisë, kryesisht në rrafshin strategjik, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i linjës së tramvajit, ndërtimi i Parkut në Lumin e Tiranës, etj. Emiri i Katarit shprehu interes për këto projekte dhe tha se do të shqyrtojë mundësitë për financimin e tyre. Gjithashtu, Emiri i Katarit tha se edhe biznesi i Katarit ka interes për të investuar në Tiranë. Titulli qytetar nderi iu dha Emirit të Katarit nga kryebashkiaku Basha, me motivacionin e dhënies së kontributit për qytetarët e Tiranës. a.y/NOA
Në foto: Kryebashkiaku Basha gjatë dhënies së titullit Emirit të Katarit, Sheikut Hamad Bin Khalifa Al Thani