SHBA, 18 tetor NOA - Hulumtues të Universitetit të Northwestern kanë krijuar një material të aftë, në mënyrë të tillë që të “krijojë dhe drejtojë” korrentin elektrik. Në një të ardhme të mundshme diçka e tillë mund të përdoret për të ndërtuar kompjuter të aftë që të dizenjojnë cirkuitet e tyre, duke ndryshuar funksionet në bazë të nevojave të rastit që do të kenë në momente të caktuara. Materiali i ri, siç bëhet e ditur nga Nature Nanotechnology ku është publikuar dhe ky studim, përbëhet nga grimca në largësi prej miliona milimetrash, të cilat janë të mbështjella me një substancë kimike të ngarkuar pozitivisht, e balancuar nga atome negative. r.b/NOA