Fier, 18 tetor 2011, NOA – Operacioni “Pafajësia” ka çuar drejt prangave një avokat në Fier. Nga Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier e Vlorë, është finalizuar operacioni, gjatë të cilit është bërë arrestimi i shtetasit Edmond Petraq Toska, vjeç 51, me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier. Ky shtetas akuzohet se u kishte marrë një shumë prej 3.000 Euro dhe 100.000 lekë (të rinj), të afërmve të një personi të akuzuar për vjedhje, për t’ua dhënë ryshfet personave përgjegjës, që do të bënin të mundur lirimin nga burgu dhe pushimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasit D.S.. a.q/NOA