Tiranë, 18 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 18 tetor 2011.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Dosja Gërdeci, prokurorët firmosin katër burgime të përjetshme”. Argumente të tjerë: “Shkëlzen Maliqi përballë Baton Haxhiut: Një rrëfim katër dekadash”; “Intervistë me Besnik Mustafaj: Rikthimi i Bamir Topit në politikë, lajm i mirë për të djathtën”; “Universitetet, Sali Berisha: Skema e re e financimit sipas modelit anglo-sakson”; “BE: Heqja e imuniteteve nga PD nul, ndryshoni Kushtetutën”; “Kuvendi miraton fondin për kompleksin e ri parlamentar”; “Nga Arian Vasjari: Duam të dëgjojmë shqipen e Presidentit”.
Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Zbardhet Projekti: Arrestimi i deputëve, BE: Ndryshoni Kushtetutën”. Tituj të tjerë: “Andis Harasani kundër Blushit: Përcaktimi i borxhit në Kushtetutë i lidh duart opozitës”; “Gërdeci, prokuroria u shkel çdo rregull për sigurinë”; “Topi mbyll debatin: Të merremi me integrimin”; “Shkëlzen Maliqi, sot promovimi i librit. Rrëfimi nga Tito te Ibrahim Rugova”; “Nga Rexhep Mejdani: Jo status-quo për ndryshim rrënjësor”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Gërdeci, 500 faqe akuzë”. Argumente të tjerë: “PS kërkon ndëshkimin e Berishës në Parlament, Topalli e rrëzon”; “Bllokohet anija me armë, 10 ditë e fshehur”; “Ndërtimi godet buxhetin, 35 përqind më pak të ardhura”; “Ndeshje me thika, një i vrarë dy të plagosur”; “Maturantja, kërkesë-padi për mosshpërndarjen e kuotave”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Brukseli, shuplakë Topit: Moto e BE është diversiteti”. Tituj të tjerë: “Shkodranët e dekoruar: Bamir Topi na preve në besë”; “Na more në qafë imzot Noli nga Sami Milloshi”; “Banesat e reja hipotekë edhe kur pallati është në ndërtim. Flet ministri Halimi”.
E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin kryesor: “Flet studentja: Si e mbaj mend profesore Jozefinën”. Tituj të tjerë: “Sherr në studio ndërpritet emisioni Opinion në Klan. Sherr mes Fatos Lubonjës dhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu”; “Nëntë vajzat prej silikoni”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Buzëkuqe helmues. Letër doganave: Kanë plumb”. Argumente të tjerë të ditës: “I dekoruari Zef Gjoni: Presidenti na preu në besë”; “Skandali në Korçë: Djali 13 vjeç vret një plagos dy”; “Taulant Balla: E vërteta e këngës për Enver Hoxhën kur isha fëmijë. Majlinda Bregu: Ti i këndove diktatorit pas vdekjes”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA