English

Projekti me IFC, Bashkia e Tiranës kursen 6 milion dollarë

Tiranë, 18 tetor 2011, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, nënshkroi sot një memorandum me IFC, Korporata Ndërkombëtare Financiare, pjesë e Bankës Botërore, që është një angazhim i përbashkët në lehtësimin e procedurave për biznesin. Qëllimi kryesor i këtij projekti është reduktimi i dokumentacionit, kostos dhe kohës që i nevojitet biznesit, duke krijuar një klimë të favorshme për investimet dhe duke rritur nivelin e konkurrueshmërisë së Tiranës. Ky projekt parashikon krijimin e një qendre të vetme për kryerjen e shërbimeve ligjore të biznesit, në nivel lokal. “One-Stop-Shop-Center”, do të sigurojë shërbime dhe këshilla për klientët, me cilësi dhe në kohë reale, për të garantuar një biznes më të sukseshëm kundrejt një kostoje më të ulët. Me ngritjen e kësaj qendre, do të bëhet e mundur edhe kryerja e procedurave on-line, cka do të jetë një tjetër lehtësi për biznesin. “Tirana do të bëhet territori më miqësor për biznesin në gjithë rajonin. Objektivi i kësaj marrëveshjeje është për të ndihmuar Bashkinë e Tiranës, që brenda janarit të vitit të ardhshëm, të prezantojë procedura të thjeshtuara administrative, procedura administrative on-line si dhe praktikën e shërbimit në një ndalesë (one-stop-shop) për biznesin, me qëllim që të reduktojë kohën që i duhet biznesit, dukumentet që i duhen biznesit dhe koston që paguan biznesi, për të marrë leje apo licenca në Bashkinë e Tiranës”, tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha në deklaratën për mediat. “ Ne kemi kursyer një shumë prej 6 milionë dollarë deri tani dhe është e rëndësishme sa i përket kontekstit europian dhe në kuadër të eksportit drejt tij. IFC mbetet shumë e angazhuar për zhvillimin e Shqipërisë, me të cilën kemi një program mjaft të madh zhvillimi, që do të përqëndrohet në investime dhe ky program do të zhvillohet edhe në të ardhmen”, tha përfaqësuesi i IFC-së. a.q/NOA

KOMENTE
  • Enea15:11 - 18 Tetor 2011
    Ka kursyer 6 milion euro,per te vjedhur tre miion per vehte...Dihet qe Basha vdes po nuk vodhi.