English

Rama në Spitalin Ushtarak, PS zbardh qëndrimin

Tiranë, 18 tetor 2011, NOA – Partia Socialiste ka zbardhur vizitën që kryesocialisti Rama ka zhvilluar pak minuta më parë në Spitalin Ushtarak ku janë shtruar 3 prej minatorëve të plagosur sotBulqizë. “Kryetari Edi Rama vizitoi minatorët e plagosur pas tragjedisë së rradhës në Bulqizën e tradhëtuar nga shteti dhe të mbytur në zgafellën e korrupsionit qeveritar. Edi Rama ngushëllon familjen e minatorit të vrarë dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve solidarizohet edhe një herë me Bulqizën e me të gjithë skllevërit e korrupsionit qeveritar në Bulqizë”, thuhet në njoftimin për shtyp të PS-së. Sipas zyrës së shtypit, kryetari i opozitës garanton bulqizakët dhe mbarë qytetarët shqiptarë se me të ardhur në qeveri Aleanca për të Ardhmen do të bëjë drejtësi për të gjitha plagët e tmerrshme të korrupsionit shtetëror. a.q/NOA

KOMENTE