English

Sherr mes femrash, plagoset me thikë 19 vjeçarja

Librazhd, 18 tetor 2011, NOA- Një sherr mes dy femrave ka ndodhur pak më parë në fshatin Librazhd-Katund, ku protagoniste të tij kanë qenë dy femra. 47 vjeçarja Skënderije Hysa, e cila banonte në të njëjtin fshat dhe afër banesës së 19 vjeçares N. Skura pas një grindje me motive të dobëta ka plagosur me thikë këtë të fundit. Pas kësaj e dëmtuara u dërgua menjëherë në spitalin e Librazhdit, për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu shoqëruan në Komisariatin e policisë Librazhd, 47 vjeçaren për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetimet vazhdojnë. a.y/NOA

KOMENTE
  • anita08:31 - 19 Tetor 2011
    pse nuk jepni dhe arsyet e sherrit se si kane ardhur sot ditet jan bo femrat ma garipe se meshkujt por dicka ka ndodh mes tyre perderisa nje femer ka perdor armen
  • Nadmir Xhelili20:08 - 18 Tetor 2011
    spaska qene ne veti ajo grua me plagos vajzen e re zoti e shpetoft at vajze plss.