English

Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës, plagosen nëntë minatorë

Bulqizë, 18 tetor 2011, NOA – Në pusin numër 2 të minierës së Bulqizës pak minuta më parë ka shpërthyer gazi metan duke plagosur rëndë nëntë minatorë që po punonin, mes të cilëve dy të tjerë ende nuk po gjenden. Nëntë minatorët identiteti i të cilëve ende nuk dihet janë transferuar drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet ku pa marrin mjekimin e shpejtë. Ndërkohë disa helikopterë po fluturojnë drejt Bulqizës për t’u ardhur në ndihmë minatorëve të tjerë që mund të jenë plagosur nga shpërthimi i fortë i gazit të metanit në pusin 2 të minierës, që ishte nën administrimin e kompanisë ACR. Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se pranë minierës ndodhen forcat e policisë që kanë nisur të hetojnë ngjarjen, porse ende nuk dihen arsyet e shpërthimit të gazit. Gazi shpërtheu në minierën e Bulqizës pak kohë pasi RISHM-i kishte parë nga afër mjediset e minierës duke e lënë nën administrimin e ACR-së pusin nr. 2 të saj, e duke ndaluar punën në disa nga galeritë e tjera. Vijon... mit/NOA

KOMENTE