English

Task – Force: Të verifikohet leja e ACR-së

Bulqizë, 18 tetor 2011, NOA – Minatorët nuk kanë qenë duke punuar në minierën e Bulqizës në momentin e shpërthimit. Ky ka qenë konkluzioni i arritur nga Task Forca e ngritur pak minuta pas shpërthimit në pusin numër 2 të minierës. Grupi i punës ka deklaruar se do të nisin verifikimet për ngjarjen, ndërsa do të verifikohet edhe leja e ACR, për ndërhyrjen në galeri. “ Minatorët nuk kanë qenë duke punuar në minierë. Minatorët po riparonin tubacionin e ajrimit “, thuhet në deklaratën e RISHM për ngjarjen.

Këshilltari i Topit në Spitalin Ushtarak

Këshilltari i Presidentit Maksim Cikuli ka vizituar tre minatorët e shtruar në spitalin Ushtarak në Tiranë. Këshilltari i Presidentit ka zhvilluar takime edhe me familjarët e të plagosurve duke shprehur gjithë mbështetjen e Presidencës për gjendjen në të cilën ndodhen minatorët e Bulqizës. a.q/NOA

KOMENTE