English

Topalli fton Mbretin e Katarit të investojë

Tiranë, 18 tetor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli takoi mbrëmjen e sotme në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Hamad Bin Khalifa Al Thani. Gjatë këtij takimi Emiri i Katarit rikonfirmoi bashkëpunimin e mirë midis dy popujve dhe vendeve tanë. Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që Katari i ka dhënë Shqipërisë, theksoi se ardhja e Emirit të Katarit inkurajon në mënyrë të ndjeshme edhe më tej, klimën për ardhjen e investitorëve nga vendi tij. Në fokus të bisedës mes Kryetares së Kuvendit dhe Emirit të Katarit ishin mundësitë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike, duke evidentuar hapësirat, që ekzistojnë për këtë bashkëpunim me interes reciprok. Kryetarja e Kuvendit ftoi Emirin e Katarit për të vlerësuar potencialet e jashtëzakonshme që vendi ynë ka veçanërisht për zhvillimin e turizmit malor dhe bregdetar. Nga ana e tij Emiri i Katarit theksoi se Shqipëria, me një pozitë të veçantë gjeografike në rajon ka burime të mëdha për investime të konsiderueshme. a.y/NOA

KOMENTE