English

Vetëvaret me kravatë tek shkalla e drurit 41-vjeçarja

Malësi e Madhe, 18 tetor 2011, NOA – Një grua 41-vjeçare nga Malësia e Madhe i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëvarur brenda në banesë. Rudina Bracaj, e cila vuante nga skizofrenia u gjet e vetëvarur rreth orës 17.00 të së hënës në banesën e saj në vendin e quajtur Vukël, në Komunën Kelmend të rrethit Malësi e Madhe. Trupin e pajetë të saj e gjetën familjarët. 41-vjeçarja ishte vetëvarur tek një shkallë druri duke mbërthyer fytin me një kravatë. Policia e Shkodrës pas verifikimit nuk zbuloi asnjë shenjë dhune në trupin e të ndierës e më pas nga dëshmitë e familjarëve të saj ka mësuar se Rudina Bracaj vuante nga skizofrenia. mit/NOA

KOMENTE