English

Vijon represioni në Siri, 26 viktima orët e fundit

Beirut, 18 tetor 2011, NOA – Represioni ushtarak dhe policor i regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad shkaktoi mbrëmjen e të hënës një bilanc të rëndë viktimash, plot 26 të vrarë, mes të cilëve një fëmijë dhjetëvjeçar dhe një ushtar. Lajmi bëhet publik nga Qendra e Dokumentimit të dhunës në Siri (Vdc-Sy), e cila punon për llogari të Komitetit të Koordinimit të aktivistëve kundër regjimit. Agjencia shtetërore siriane Sana duke iu referuar ngjarjeve të fundit raporton vrasjen e një agjenti policie në qytetin Homs, pasi ishte rrëmbyer nga terroristët. Në lajm raportohet se trupi i të ndjerit është rikthyer pranë familjes së tij po mbrëmë. mit/NOA

KOMENTE