English

Vritet me thikë për një kasetofon makine, kapen autorët

Korçë, 18 shtator 2011, NOA – Pas konfliktit banal për një kasetofon makine, i cili degjeneroi në vrasjen me thikë të një 23-vjeçari, në orët e mesnatës policia e Korçës ka prangosur autorët e vrasjes. Nën akuzën e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim u arrestuan 23-vjeçari Elton Belul, i dënuar më parë për vjedhje 25-vjeçari Altin Belul i dënuar më parë për goditje për shkak të detyrës, që të dy banues në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës. Dy shtetasit e arrestuar mbrëmjen e të hënës u konfliktuan me thika për motive të dobëta, me katër persona të tjerë me iniciale përkatësisht K.XH 20 vjeç; N.K 15 vjeç; I.M 19 vjeç; ndërsa i katërti 23-vjeçari Dorian Kocaqi mbeti i vdekur në vend, pas goditjes me thikë në grindje e sipër, me motiv një kasetofon makine. Policia ndaloi edhe tre personat e tjerë. Ndërkohë në cilësinë e provës janë bllokuar dy thikat me të cilat u krye krimi. mit/NOA

KOMENTE