English

Apple-Samsung, dueli vazhdon në Australi

Australi, 19 tetor NOA - Vazhdon dyluftimi mes dy rivalëve të vjetër të telefonave celular, mes Apple dhe Smasung. Kjo e fundit i ka kërkuar gjykatës federale që të bllokojë shitjen e telefonave Apple, iPhone 4s, që janë aktualisht në shitje në Australi, duke cituar dhunimin e të drejtës mbi ekranin me preje që e ka fituar kjo kompani. Ndërmarrja koreane-jugore, ka prezantuar apelin në gjykatën federale të Sydney javën e kaluar, që ka ndalur përkohësisht shitjen në vend të tabletës së tyre të fundit, Galaxy tab 10.1, konkurrent i drejtpërdrejtë i i-Pad. r.b/NOA

KOMENTE