Tiranë, 19 tetor 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan. Në mesazhin e tij kreu i qeverisë shqiptare shpreh solidaritetin për humbjen e 26 ushtarëve dhe civilëve turq si dhe mbështetjen e plotë për ndëshkimit e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor.
Mesazhi i plotë i Kryeministrit Berisha:
I dashur Kryeministër, Sulmi në territorin e Republikës së Turqisë nga PKK, në të cilën u vranë 26 ushtarë dhe civilë të Turqisë, ishte një akt terrorist i shëmtuar. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë terrorist, ju shpreh Ju, qeverisë suaj, familjarëve të viktimave dhe kombit mik turk, ngushëllimet tona më të sinqerta si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për ndëshkimit e merituar të organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti mizor. a.y/NOA