English

Bosnje Hercegovina njeh vulat doganore të Kosovës

Prishtinë, 19 tetor 2011, NOA- Bosnje Hercegovina ka njohur zyrtarisht vulat doganore të Kosovës. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga ana e kësaj të fundit i komunikohet Qeverisë së Kosovës, njohja e vulave duke shtuar se përmes këtij vendimi janë përmbushur të gjitha kushtet për shfuqizimin e "Vendimit mbi parimet e reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare", të miratuara nga administrata e Kosovës, në lidhje me mallrat me origjinë nga Bosnja e Hercegovina. Sakaq nga ana e palës kosovare thuhet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të ndërmarrë shumë shpejt hapat e ardhshëm në përgjigje të këtij vendimi dhe gjithmonë në përputhje me regjimin e rregullt tregtar të vendosur me marrëveshjen e CEFTA-s. a.y/NOA

KOMENTE