English

Censusi, Idrizi: Identiteti duhet mbrojtur

Tiranë, 19 tetor 2011, NOA – Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka dekaluar se Censusi u kthye në një betejë për të mbrojtur idetitetin tonë kombëtar, nxitur nga përpjekjet për manipulime nga qarqe të caktuara. “Censusi në vetvete është një proces rutinor ,është një ushtrim statistikor, por ai u shndërrua në një moment shumë të rëndësishëm, në një betejë ku ne duhet të mbronim identitetin tonë kombëtar dhe papritmas ne u ndjemë të cënuar. Kemi një deklarim të Bollanos, i cili thoshte që Himara duhet të jetë një krahinë autonome. Pas kësaj kemi një deklarim të Vangjel Dules, i cili thoshte që në zonat minoritare duhet të ketë poligona minoriteti dhe që minoriteti grek duhet ti ketë vendet e përcaktuara në parlamentin shqiptar. Këto sa thashë takohen në një fill, ta kthejnë Shqipërinë në një shtet multietnik. Sigurisht kjo është e papanueshme dhe e rëndë” tha sot Idrizi, gjatë një takimi me studentë në Tiranë. a.q/NOA

KOMENTE